Sherbimet qe ofrohen ne MCAesthetic

Microblading

Microblading është një teknikë e avancuar për formësimin e vetullave, duke bërë mbushje të imta me pigment të specializuar për të arritur një pamje natyrale. Kjo procedurë e bën pamjen tuaj më të plotë dhe të rregullt për një kohë të gjatë.

Powder Brows

Powder Brows është një metodë moderne për të krijuar efektin pudër. Kjo teknike i jep vetullave një pamje të butë dhe mbushje natyrale.

Lip Pigmentation

Lips Pigmentation thekson buzët tuaja duke shtuar ngjyrë të qëndrueshme dhe kontur të përkryer. Kjo procedurë siguron një pamje të freskët dhe të kuruar për çdo ditë.

Eyeliner Tatto

Eyeliner Tattoo krijon një vijë perfekte në sytë tuaj që zgjat për një kohë të gjatë. Ideal për një pamje të theksuar dhe gjithmonë të kuruar.

Trajtime Fytyre

Trajtimet e fytyrës krijojnë pastrim të thelluar të lëkurës tuaj, hidratim të thellë dhe rigjenerim intensiv. Disa prej trajtimeve që ofrojmë përfshijnë Microneedling, Peeling, Deep Treatment, Mesoterapi dhe më shumë, për një lëkurë të shëndetshme.

Qerpike Extension

Qerpikët Extension janë mënyra perfekte për të shtuar gjatësi dhe volum qerpikëve tuaj. Rezultati është një pamje dramatike dhe tërheqëse pa nevojë për maskarë çdo ditë.

Manikyr Xhel

Manikyri Gel ofron thonj të shkëlqyeshëm dhe të qëndrueshëm për një kohë të gjatë. I përsosur për një pamje elegante dhe të kuruar çdo ditë.

Pedikyr

Pedikyri ofron kujdes dhe relaks për këmbët tuaja, duke përfshirë pastrim, trajtim dhe stilim të thonjve për një pamje të pastër dhe të shëndetshme.

Phi-lon

Phi Ion është një teknikë inovative për rigjenerimin e lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave dhe shenjave. Rezultati është një lëkurë më e lëmuar dhe rinore.

Pyetjet e bëra më shpesh

Gjithçka që Duhet të Dini: Përgjigje për Pyetjet e Shpeshta mbi Shërbimet dhe Procedurat Tona

Microblading zakonisht zgjat 1-2 vite, në varësi të tipit të lëkurës dhe faktorëve të stilit të jetesës. Për të ruajtur rezultatet optimale, mund të nevojiten riparime çdo 12-18 muaj. Qëndrueshmëria e microblading mund të ndikohet nga ekspozimi në diell, rutina e kujdesit për lëkurën dhe mënyra se si lëkura juaj ruan pigmentin.

Permanent makeup zgjat zakonisht 1-3 vite. Ngjyra zbehet me kohën dhe mund të kërkojë rifreskime për të ruajtur rezultatin optimal. Faktorët si ekspozimi në diell dhe kujdesi i lëkurës ndikojnë në qëndrueshmërinë.

Profesionistët tanë janë të certifikuar në teknikat e avancuara të microblading dhe make up-it permanent, me trajnim të plotë për higjienën dhe sigurinë. Me përvojë shumëvjeçare në industrinë estetike, ata janë të dedikuar për të ofruar rezultate të sigurta dhe të cilësisë së lartë.

 
Martina Cetaj