Kursi Permanent Make-up nga Martina Cetaj në Eastbourne

Mësoni Teknikat Magic Shading, Aquarelle Lips dhe Classic Eyeliner në Kursin Bazë për Make-up Permanent në Eastbourne

Për të gjithë ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dëshirojnë të fillojnë një karrierë të suksesshme në make-up permanent, kemi lajme të shkëlqyera! Trajnerja Martina Cetaj, do të jetë në Eastbourne, East Sussex, për të ofruar një kurs bazë për të gjithe ata që duan të mësojnë dhe të perfeksionojnë teknikat e Magic Shading, Aquarelle Lips, dhe Classic Eyeliner.

Ky kurs 5-ditor do të mbahet nga 18 deri më 22 nëntor 2024 dhe do të përfshijë trajnim të plotë në teori dhe praktikë për 3 teknikat më të njohura në industrinë e make-up-it permanent.

Përfitimet e Kursit dhe Çfarë Përfshihet:

  • Dita 1:Teoria e make-up-it permanent.
  • Dita 2:Praktikë mbi latex për aftësim të plotë në teknikat kryesore.
  • Dita 3:Magic Shading (Powder Brows) – Demonstrim nga trajnerja në model, dhe praktikë e studentëve.
  • Dita 4:Aquarelle Lips (Pigmentim i Buzëve) – Demonstrim dhe praktikë për studentët.
  • Dita 5:Classic Eyeliner (Efekti Klasik i Eyeliner) – Demonstrim dhe praktikë në modele reale.

Kursi gjithashtu përfshin këshilla për krijimin e fotove të pastra dhe profesionale të punës suaj për të tërhequr klientë të rinj dhe për të ndërtuar portofolin tuaj të punës.

Në përfundim, pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë ndërkombëtare nga akademia e njohur @sviatoslavotchenash, e cila do t’ju japë kredibilitet dhe besim për të nisur një karrierë të re në këtë fushë të veçantë të bukurisë.

Share your love

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *